Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka armatim për të mbrojtur vendin, por nuk e ka qëllim që të sulmojë askënd.
“FSK-ja ka armatim në kuptimin e mbrojtjes së Kosovës. Kosova nuk e ka ndërmend të sulmojë askënd sepse kurrë nuk e ka sulmuar askënd gjatë historisë. Kosova është e mbrojtur shumë mirë nga NATO-ja, kemi shtim të ushtarëve edhe nga Republika e Turqisë, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…”, ka thënë ish-koloneli i FSK-së në emisionin “FIVE”.
Veseli ka thënë se të gjitha blerjet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të teknologjisë së fundit.
“Të gjitha blerjet që i ka bërë Forca e Sigurisë, kohëve të fundit, janë të teknologjisë së fundit, duke filluar nga minahedhësit e tutje. E mira e gjithë kësaj është se FSK-ja është duke i bashkërenduar aktivitetet e saj edhe në fushën e … me miqtë strategjikë të FSK-së, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”, ka thënë Veseli.
Sipas ish-kolonelit të FSK-së, nuk asnjë dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur.
“Fare nuk ka dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur, pra edhe në blerjen e armëve”, ka thënë tutje ai.