Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, mbrëmë vonë ka takuar banorë të Zhilivodës në Vushtrri dhe të Bardhit në Fushë Kosovë ku ka shpalosur projetin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se PDK-ja merr përgjegjësi dhe ofron zgjidhje.
Veseli ka thënë se në qeverisjen e tij do ta forcojnë edhe më shumë rolin e grave dhe do të rrisin përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 për qind edhe pensionet.
“Kudo ka optimizëm e shpresë me Partinë Demokratike të Kosovës. Mbrëmë këtë e pashë edhe te banorët e Zhilivodës së Vushtrrisë dhe Bardhit të Fushë Kosovës. Ne marrim përgjegjësi. Ne ofrojmë zgjidhje. Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova. Por, atyre do u ofrojmë mundësi që të punojnë, të krijojnë familje dhe t’i rrisin fëmijët këtu, pranë baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Në qeverisjen time do ta forcojmë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 për qind edhe pensionet. Kur fiton Partia Demokratike e Kosovës, fiton Kosova!”, ka shkruar Veseli.