Veseli: Hungaria mbështet fuqishëm integrimet evropiane të Kosovës

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 15:37 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, ka vazhduar takimet me udhëheqës të Grupit të miqësisë të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, ndërsa ka zhvilluar takim edhe me udhëheqës të partisë më të madhe hungareze FIDESZ.

Në takim me Grupin e miqësisë që kryesohej nga Matyas Firtl, krye-parlamentari Veseli ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Krye-parlamentari Veseli e ka falënderuar kreun e grupit të miqësisë nga Hungaria për mbështetjen e deritashme dhe ka kërkuar avokim edhe më të madh të deputetëve hungarez në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Grupit të miqësisë, Matyas Firtl, pasi ka ofruar mbështetjen e plotë të deputetëve hungarezë, si në thellimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar, ashtu edhe për lobimin e deputetëve hungarezë në Parlamentin Evropian për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Hungari, krye-parlamentari Veseli ka takuar edhe udhëheqës të partisë më të madhe hungareze që udhëheqë me qeverinë, FIDESZ, me të cilët kanë diskutuar për rrugëtimin në integrimin e Partive Popullore Evropiane, si dhe për shkëmbimin e të rinjve kosovarë me ata hungarezë në programe të ndryshme dhe kampingje.

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, krye-parlamentari Veseli ka vizituar edhe qytetin Eger, ku bashkë me udhëheqësit e komunës ka qëndruar në kalanë e këtij qyteti.

veseli-11 veseliiii

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme