Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ia dorëzon Draft – ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucatit, raporton Ekonomia Online.
Kryeparlamentari Veseli tha se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës “është diçka që e ndjen populli jonë, që e mbron me shpirt, që e ka rritë me shpirt dhe tash që e mbanë me krenari”.
“Po ua dhuroj juve së pari, pasi që ju jeni institucioni parë pas UÇK-së. Dua të marrë edhe mendimin tuaj për këtë projektligj, dhe ta bëjmë një ligj, i cili do të votohet unanimisht në Kuvend”, tha Veseli.
Ndërsa, kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se do ta shqyrtojnë këtë projektligj.
“Këtë ligj që na e dha kryetari do ta shqyrtojmë së bashku. Ligj i vonuar ‘por siç kanë thënë pleqtë më mirë vonë se kurrë’”, tha Gucati.