Veseli ia ndërpret fjalën Krasniqit: Nuk lejoj “patriotizma” në Kuvend sa të jem kryetar

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 11:22 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i është ndaluar fjala nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Kjo pasi ai kërkoi fjalën dhe tha se po del vetëm t’i shoh disa nga deputetet e LDK-së dhe PDK-së.

“Të hënë Gjykata e Apelit liroi katër aktivistët e VV-së. Kam dalë këtu t’i shoh fytyrat e deputetëve të PDK=së dhe disa të LDK-së…”, filloi fjalimin e tij Krasniqi.

Veseli ja ndaloi fjalën duke i thënë se nuk jeni këtu për patriotizëm, raporton Ekonomia Online.

“Edhe patriotizëm po shitni a? Sa të jem unë këtu nuk ka patriotizma”, tha ai.

Pas kësaj tek foltorja e kryeparlamentarit kanë shkuar edhe deputetët Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu për të kërkuar siç duket sqarim nga Veseli për ndaljen e fjalës së Krasniqit.

Si reagim ndaj ndalimit të fjalës së Krasniqit nga Veseli, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/vv-leshon-seancen-e-kuvendit-pasi-veseli-ia-ndaloi-fjalen-krasniqit/

Të ngjashme