Veseli: Imagjinoni nëse të depërtuarit i mbysin, ku mbetet shteti i Kosovës

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 11:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se për arrestimin dhe depërtimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, ka përgjegjësi ai si kryeparlamentar, kryeministri, presidenti, ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i AKI-së.

Veseli ka thënë se ku do të mbetet shteti i pavarur i Kosovës nëse të depërtuarit në Turqi i vrasin, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kemi bash asnjë informatë, në orët e hershme të mëngjesit e kam marrë nga familjarët, kemi të bëjmë me mësimdhënës ku janë shkolluar fëmijët e bartësve të institucioneve, duke përfshirë fëmijët e mi. Nëse kanë qenë terroristë është dashtë të heqen me procedura të ngadalësuara. Fatkeqësia e tyre se vonë kanë lajmëruar familjarët, në kohën kur ishin gatuar dhe kishin ikur jashtë”.

“Kurrë nuk kisha besuar se ne një ditë, si dita e djeshme do të isha i turpruar, jo prej pafuqisë si kryetar i Kuvendit, por nga ajo se çka po ndodh në një shtet ku unë kam përgjegjësi. Një popull kemi qenë të pambrojtur, më së shumti është kur je i pambrojtur dhe si vepron, i dorëzuam njerëzit ku nuk e dijmë se ku i kemi dorëzuar, i pranoj ekstradimet, por jo kështu. Imagjinojeni nëse i mbysin, ku mbetet shtetit i pavarur i Kosovës”.

“Po flasim se në mes Evropës po ndodh diçka të tillë, dua t’i kërkoj falje familjarëve, përgjegjësi kemi të gjithë, kam unë si kryetar, përgjegjësi ka kryeministri, presidenti, e ata dy që janë shkarkuar, janë shkarkuar me të drejtë, duhet me ecë. Gjërat të tilla nuk kanë me na bë shërbim as raporteve me shtetin mik turk. Nuk kanë me i ndihmu as këtij partneriteti me shtetin turk”.

Të ngjashme