Veseli: Institucionet treguan vendosmëri

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 20:46 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veeli ka përgëzuar institucionet përgjegjëse për ndalimin e trenit provokues të Serbisë në Kosovë.

Kreu i legjislativit kosovar vlerëson se zbatimi i urdhrit të presidentit Hashim Thaçi nga institucionet e sigurisë tregon vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin.

“Institucionet e Kosovës, duke respektuar urdhrin e Presidentit Hashim Thaçi për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë, treguan vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin. Kjo absolutisht nuk nënkupton se ne jemi kundër lëvizjes së lirë. Por, ky tren, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, kishte për qëllim provokimin e radhës nga Beogradi. Institucionet respektuan përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme