Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar përmes një video adresimi arsyet e prishjes së koalicionit me LDK-në dhe rrëzimin e kryeministrit Isa Mustafa.
Veseli ka theksuar se ai dhe qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në udhëheqjen e Isa Mustafës dhe kjo është arsyeja pse vendi po shkon në zgjedhje të reja.
Lideri i PDK-së ka thënë se tani është koha për një fillim të ri.
Më poshtë mund ta shikoni video mesazhin e plotë të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.