Veseli jep lajmin e shumëpritur: Mësimi fillon të hënën

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Veseli ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të filloj.

Kreu i koalicionit ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme