Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mbyllur në mënyrë interesante seancën për miratimin e ligjeve që e transformuan FSK-në në ushtri. Ai ka përshëndetur kadetët e FSK-së prezentë në sallën e seancave me një thirrje interesante.
“Në sallë kemi të pranishëm edhe kadetët e FSK-së, që do të jenë oficerët e ardhshëm të Ushtrisë së Kosovës, të cilëve ua urojmë këtë ditë historike”.
“Prej sot, gatitu”, u është drejtuar Veseli kadetëve, të cilët më pas janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur.