Veseli kërkon ndihmën e Jordanisë për njohje nga vendet islame

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 15:29 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer që të dy shtetet kanë midis tyre, si dhe për mundësitë që mund të shfrytëzohen për zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Kryetari Veseli, falënderoi ministrin Hammad për mbështetjen e pakursyer që mbretëria jordaneze ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë rrafshe, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimin e njohjeve nga vendet islamike.

Kryetari i Kuvendit theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar më tej partneritetin me Jordaninë, si dy vende mike, në dobi dhe interes reciprok.

Ministri jordanez, Hammad, nga ana e tij, u shpreh i kënaqur me të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa konfirmoi vazhdimin e përkrahjes nga ana e shtetit që ai përfaqëson.

Duke shtruar nevojën e shkëmbimit të vizitave nga delegacione të ndryshme shtetërore të të dyja vendeve, ministri Hammad tha se ekzistojnë mundësi dhe hapësira të shumta për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e miqësisë midis dy vendeve.

2016_12_06_kryetari-veseli-priti-ministrin-e-brendshem-te-jordanise%2c-salameh-hammad-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme