Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në takim të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që janë të akredituar në Kosovë si dhe shefen e BE-së, Natalyia Apostolova, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend.
Në takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kryeparlamentari Kadri Veseli pritet të diskutoj për çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, të lëvizin shpejt me vendime për tu mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza.
Takimi mes Veselit dhe ambasadorëve evropianë do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit C301.