Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka vizituar kompaninë “Alba Group”, në Han të Elezit, raporton Ekonomia Online.
Veseli tha se Pakoja Emergjente e propozuar nga PDK-ja duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, me miratimin e kësaj pako do të përfitojnë 70 mijë ndërmarrës dhe 280 mijë punonjës në sektorin privat.
“… jam shumë i bindur se do ta kalojmë pakon emergjentë e cila do t’i ndihmojë jo vetëm familjet në nevojë, por edhe gjithë njerëzit”.
Veseli përgëzoi punonjësit për punën e palodhshme të këtyre punëtorëve të cilët po rrezikojnë jetët e tyre dhe familjen.
Drejtori i Alba Group Sherif Ramëukaj falënderoi Veselin për vizitën dhe tha se në këtë kohë të pandemisë kanë ndalur punën e prodhimit të betonit, raporton EO.
“Në sektorin e prodhimit jemi pak mbrapa për shkak të pandemisë”.
“Deri këtu kemi ardhur me forcat tona dhe kërkojmë mbështetje nga kryetari Veseli”, tha ai.