Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka bërë homazhe tek varri i legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri në dyvjetorin e vdekjes.
Veseli nderoi jetën dhe veprën e Vokrrit, duke vendosur lule mbi varrin e tij, duke shtuar se ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq.
Postimi i plotë:
Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjenden e futbollit, Fadil Vokrri.
Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.
Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.
Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020 .