Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka pritur përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka arritur sot në Kosovë, pas barazimit të marrë në Turku të Finlandës.
Ai ndër tjera e ka quajtur edhe “Brazil i Vogël” përfaqësuesen e Kosovës, sa i përket talenteve.
“Emocion i papërshkrueshëm t’i presësh heronjtë e rinj të Kosovës, sportistët tanë që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Loja e parë e tyre është dëshmi e fortë se Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talentë për disa kombëtare”, ka shkruar Veseli.
Ai tutje ka siguruar lojtarët dhe kreun e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin se shteti i Kosovës do t’i shpërblej të gjitha sukseset e tyre.