Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është rezultat i diplomacisë parlamentare.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka thënë se, Kosova është duke ecur m hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
“Si rezultat i diplomacisë parlamentare, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova po ecë përpara me hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke forcuar gjithnjë subjektivitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli.