Dukë folur për “Vettingun” në polici, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra.
Ai ka thënë se të njëjtit bëjnë edhe pushime të shtrenjta.
“Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, shumë gra e shumë pushime…. Me rrogë 700 euro nuk mund ta kesh veturën e 80 mijë eurove”, ka thënë Veseli, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Ai nuk ka përmendur emra konkret, por gishtin e ka drejtuar kah pjesë të caktuara të Policisë së Kosovës, sidomos, pjesës që merret me hetimin e krimeve ekonomike.