Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Krushës, në 19 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe kundër shqiptarëve.
“Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë. Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm”, ka thënë Veseli, përcjell Klan Kosova.
“Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”.