Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar 98 qytetarët e masakruar, më 5 prill 1999, në Rezallës.
Veseli ka thënë se kurrë nuk do të harrohet sakrifica që u bë për themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, “Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euro-atlantike”.
Shkrimi i plotë:
Rezalla e qëndresës, çerdhe e Ushtrisë tonë të lavdishme, më 5 Prill 1999, përjetoi tragjedi të paparë, me ç’rast u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm.
Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica. Në themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euro-atlantike.
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!