Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka kujtuar ish-kryetarin e PDSH-së në Maqedoni Arbër Xhaferi, në shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta.
Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli tha se Xhaferi ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare, përderisa e vlerësoi lart veprimtarine e tij politike por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar.
“Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij. Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit” ka shkruar Veseli.