Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vdekjes së tij.
Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hasan Prishtina ishte njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës.
“Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar”, ka shkruar Veseli.
Postimi i plotë:
86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës.
Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist.
E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare.
Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike.
Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar.