Veseli kujton Kongresin e Manastirin, e quan ngjarje të lavdishme

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 10:53 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke e vlerësuar një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Kongresi i Alfabetit i mbajtur në Manastir 108 vjet më parë me pjesëmarrjen e figurave më të shquara nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, ka qenë një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Në këtë Kongres kishte shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë dhe protestantë të cilët duke njësuar alfabetin ndërmorën një hap vendimtar drejt unitetit kombëtar.

Po ashtu përcaktimi për shkronja latine ishte një vazhdim i traditës së Skënderbeu që orientimin strategjik e kishte drejt Perëndimit. Vendimet e atij kongresi historik vlejnë edhe sot si denoncim e përgënjeshtrim qoftë ndaj atyre zërave sporadikë që përpiqen të mbjellin përçarje mes Prishtinës dhe Tiranës e qoftë ndaj atyre që aleancat i kërkojnë në Lindje”.

manastiri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme