Kryekuvendari, Kadri Veseli ka përkujtuar Bekim Berishën dhe tre dëshmorët tjerë që para 20 vitesh ranë heroikisht në Betejën e Junikut.
Sipas Veselit, Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula do të jetojnë përherë ashtu siç do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës.
“Me shembullin e tyre të trimërisë dhe sakrificës më të lartë për atdheun, ata e bënë edhe më të fortë dhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të lirisë. Përgjithmonë do të jetojë nderimi e kujtimi për këta heronj, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë liria dhe shteti i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.