Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot i ka bërë homazhe shtatores së Zahir Pajazitit, në 23 vjetorin e rënies heroike.
Në këtë datë, po ashtu ranë heroikisht edhe dy heronjët, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, transmeton Indeksonline.
Përmes një postimi, i pari i PDK-së kujtoi tre heronjët.
“Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit”, ka shkruar Veseli.