Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është shprehur kundër dëshirës së deputetëve për t’ia rritur vetes pagat dhe mëditjet.
I pari i Kuvendit përmes një statusi në facebook, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë para se t’u rritën pagat edhe qytetarëve të vendit.
“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ja rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, thotë ai.