Veseli i kundërpërgjigjet Zekës për vizitën në Malin e Zi

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 11:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur deputetit të Nisma Social Demokrate, Milaim Zeka i cili e arsyetoi mungesën e disa deputeteve në seancën e të mërkurës për Projektligjin e Demarkacionit duke thënë se ata kanë qenë duke u kthyer por që më pas janë lajmëruar se seanca është shtyre.

“Mbledhja e kryesisë së kuvendit ka kërkuar që të kthehen deputete të martën nuk jeni kthy, jeni më shpenzimet e juaja dhe keni nejt për qejf. A e votoni a po jo është çështje e juaj”, i është kundërpërgjigjur Veseli, Zekës.

Zeka ka thënë se ata nuk kanë faj që nuk ka pasur votim të demarkacionit, ditën e mërkure, pasi kanë qenë rrugës.

“Deshtë me sqaru vizitën tonë në Mal të Zi. Ne kemi ardh në ora 16:00 por gjatë rrugës na kanë njoftuar se janë shtyre pasi Pacolli ishte paralajmëruar që nuk do të ketë votim. Kështu që nuk ka qenë faji jonë. Kemi qenë të gatshëm të votoj dhe vota jonë dihet, është për” ka thënë Zeka

 

Të ngjashme