Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar ashpër veprimetbe qeverisë Kurti e cila ka bllokuar kufirin për qytetarët e Shqipërisë, ndërkohë që i ka hapë kufijtë me Serbinë.
Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti sa i ishte në opozitë i ka mashtruar qytetarët për bashkim kombëtarë e tani si kryeministër i ka bllokuar kufijtë shqiptarë.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm.