Veseli: Kush ka pikëpyetje për luftën e UÇK-së, ja ku jemi

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bën homazhe në kompleksin Memorial në Marinë në 21-vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra, raporton Ekonomia Online.

Veseli me këtë rast ishte i shoqëruar nga kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Veseli tha se Serbia duhet të paguaj për gjenocidin që ka shkaktuar dhe u shpreh se janë krenar me luftën e UÇK-së. Sipas tij, kushdo që ka pikëpyetje për luftën e UÇK-së këtu janë.

“Serbia do të paguaj për gjenocidin, jemi krenarë për luftën tonë. Ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftuar qe ku jemi”, ta Veseli.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, përsëriti deklaratën e kreut të PDK-së se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se do t’i përgjigjen kujtdo që ka dyshime.

Kurse kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, tha se ky kompleks i përmbushë të gjitha standardet dhe është dinjitozë për dëshmorët e lirisë dhe familjarët e tyre.

Të ngjashme