Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar gjithë komunitetin e artistëve dhe familjen për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi.
“Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar. Dhimbja është shumë e madhe”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Statusi i plotë i Kryeparlamentarit Veseli:
Tejet pikëllues lajmi për vdekjen e Bekim Lumit.
Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar.
Dhimbja është shumë e madhe. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve.