Veseli ligjëron në shkollën elitare të Parisit

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 14:27 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Francë, ka mbajtur një ligjëratë në shkollën prestigjioze të shkencave sociale në Paris, “Sciences Po”.

Para studentëve dhe profesorëve francezë, Kryeparlamentari Veseli ka folur për sfidat e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke shpjeguar arritjet që nga çlirimi e deri te njohja ndërkombëtare e shtetësisë.

Veseli ka folur edhe për rolin e tij në kuadër të angazhimit të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimin me Parlamentet e vendeve të tjera.

“Globalizimi ka zbehur dallimet midis politikës së jashtme dhe të brendshme, duke shtuar në mënyrë të pashmangshme rolin e Parlamenteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, konsolidimi i demokracisë e ka bërë të domosdoshme kërkimin e llogarisë për politikat e jashtme, duke përfshirë më shumë parlamentarët në një sferë veprimtarie që më parë ushtrohej ekskluzivisht nga ekzekutivi”, ka thënë Veseli.

Një pjesë tjetër e ligjëratës së Kryeparlamentarit kosovar është përqendruar në sfidat e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe për mundësitë dhe potencialet që ofron Kosova për investitorët e huaj.

veseli-ligjeron-ne-shkollen-elitare-te-parisit-3

veseli-ligjeron-ne-shkollen-elitare-te-parisit-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme