Kryeparalementari Kadri Veseli ka paralajmëruar masa drastike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai tha se krimi i organizuar dhe nepotizmi në Kosovë po brengos qytetarët, por tha se do bëhet gjithçka që këto fenomene të largohen dhe kryerësit e veprave të tilla të dënohen, raporton Ekonomia Online.
Në përmbyllje të projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe realizuar nga forcat italiane Carabinieri që kanë mbështetur Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër dukurive negative, Veseli tha se Kosova ka shënuar progres por do të vazhdoj edhe më fuqishëm të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Veseli tha se institucionet e shtetit duhet të pastrohen nga abuzuesit.
“Krimi i organizuar është një problem që është në çdo matje të opinion tregon se qytetarët ndjehen të brengosur me korrupsionin, nepotizime, korrupsion dhe ne po rrezikojmë këtë standard në shoqërinë tonë po luftojmë me fjalë, por me veprime po çalojmë nuk kemi arrit ta ndalim”.
“…duhet të ndërkrehet si mentalitet dhe veprime po e dëmton shoqërinë dhe shtetin tonë, kjo nuk ka petk politik ka vetëm pafytyrësi njerëzore qytetare dhe ata të cilët janë të veshur në petkun publik”.
Kreu i Kuvendit shtoi se qytetarët e këtij vendi nuk kanë luftuar për të krijuar një shtet që në mënyrë të paligjshme favorizon disa, duke zvogëluar shanset për të tjerët.
“Ligjet nuk i kemi bërë për dekor por për të i zbatuar, institucionet e shtetit duhet pastruar nga abuzuesit, hajnat e kanë vendin në burg dhe jo shtet, individët me përgjegjësi zyrtare që në vend me luftuar krimin kana zgjedh me bashkëpunuar me të ju them se nuk do vazhdojnë gjatë do i ndalim kudo qe janë ata dhe çfarë do lloji petku politik qe mbajnë ata”.
Veseli tha se Kosova ka dhënë shumë njerëz dhe ka bërë shumë sakrifica, prandaj askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të shtetit dhe ta marrë shtetin me vete. Shteti, siç tha ai, u takon vetëm qytetarëve.
“Qytetarët nuk kanë luftuar me pas një shtet që në mënyrë të paligjshme favorizon disa dhe duke i hequr shanset disave, kemi zgjedh me jetuar me një shtet sovran me orientim perëndimor dhe ekonomi të lore të tregut, prodhimi i sektorit privat dhe jo zhvatjes dhe keqpërdorimit”.
Ai tha se të korruptuarit janë aleat me Serbinë sepse Serbia po mundohet ta rrënoj shtetin nga jashtë, por të korruptuarit po e bëjnë nga brenda.
“Njerëz që janë të korruptuar janë aleatët më të mëdhenj të Serbisë me pasoja, nëse Serbia po përpiqet me gjitha mjetet me rrënuar shtetin tonë nga jashtë që është shumë transparent, mentaliteti korruptive po rrënon shtetin tonë të brendshëm edhe me terma të patriotizmit”.
Ai kërkoi nga BE-ja të heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës sepse kosovarët nuk janë as më të mirë dhe as më të këqij se ata. Sipas tij, të rinjtë më të kualifikuar po i marrin për punë, por të tjerët janë në regjim.
“Nuk mund të pajtohemi se shteti ynë dështoi sepse kemi dhënë shumë për këtë shtet dhe askush nuk ka të drejtë të flas në emër të shtetit dhe as ta marr shtetin mbi vete, shteti i takon qytetarëve, Kosova nuk ka rini për të humbur as në lindje e perëndim dhe partnerët tanë të BE-së i kemi përgjegjësi në aspektin e rinisë mos ta marrin rininë tonë si punëtor por ta lejojnë liberalizimin e vizave”.
“…nuk jemi as më të mirë por as me të këqij se ju, jemi evropian por fati historik na ka lënë prapa, nuk duhet të jemi qytetar evropian të rangut të dytë për 11 vite të izoluar por ndërkohë na marrin të rinjtë tanë të kualifikuar ata po i duan”.
“Kosova nuk do jetë kurrë vend i dhunës, terrorizmit, korrupsionit e nepotizmit janë fenemone të tranzicion që mendojmë se me ndihmën tuaj do ta ndalim të keqën tonë që po na dëmton”.
Ricardo Serri, nga Zyra e BE-së, tha se ka qenë e nevojshme për Kosovën të ketë projekt të tillë sepse kudo në Evropë këto fenomene ekzistojnë.
“Ishte një nevojë ne jemi të vetëdijshëm për këto probleme që janë adresuar nga ky projekt e në veçanti terrorizmi ka qenë problem me relevantë të madhe në Evropë ka ndodh edhe këtu dhe ka pas luftëtar që kanë shkuar në vende tjera, kishte nevojë, me Policinë e Kosovës punojmë afër dhe kemi biseda të frytshme dhe me shefin e policisë ne mbështetemi me ta dhe kjo është shprehur mirë nga spektri ndërkombëtar”.
“Ne jemi duke punuar me ju duke luftuar ekstremizmin e dhunshëm, po punojmë edhe në nivel rajonal ne kemi nënshkruar planin e përbashkët kundër terrorizmit që u bë me 6 ministri të vendeve të Ballkanit që e ka nënshkruar”, shtoi Serri.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se korrupsioni nuk është vetëm vepër e rëndë penale, por dërgon në shkatërrimin e vendit.
“Ka qenë projekt i rëndësishëm që ka dhënë tipare pozitive dhe udhëzime të mira për bashkëpunimet e ardhshme në ketë fushë, ndarja e diplomave shënojmë mbylljen e projektit qe përfshijnë modulet e trajnimit dhe ekspert nga Italia”.
“Të gjithë e dimë rrezikun e krimit të organizuar që kërkon koordinim ndërkombëtar që të parandalohen lufta mes terrorizmit dhe ekstremizmin është një sfidë e madhe e kohërave tona dhe radikalizmi, korrupsioni nuk është vetëm vepër e rëndë penale por nuk perceptohet në mënyrën e duhur por dërgon në shkatërrimin e vendit”.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka falënderuar BE-në që ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë për të luftuar këto fenomene.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi po i forcon kapacitetet që të jetë e aftë të ballafaqohet me sfidat dhe të punohet me partnerët qe korrupsioni, krimi i organizuar, nepozitimi”.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi po i forcon kapacitetet që të jetë e aftë të ballafaqohet me sfidat dhe të punohet me partnerët që korrupsioni, krimi i organizuar, nepozitimi ta luftojmë të gjithë”, tha Qalaj.
Ky projekt ka zgjatur dy vite, aty janë trajnuar 8 anëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët sot i morën certifikatat e tyre.
Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe është realizuar nga forcat italiane Carabinieri, synimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i Policisë kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar dhe kundër ekstremizmit.