Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ligji për Obiliqin njeh sakrificën e qytetarëve të kësaj komune.
Ai ka thënë për emisionin “Zyra e Ankesave” të RTV Dukagjinit se në këtë mënyrë shoqëria kosovare po u kthen sadopak borxhin banorëve të Obiliqit, sakrificë që e kanë bërë duke qenë komuna më e ndotur për shkak të termocentraleve.
Ligji shpallë Obiliqin zonë me interes të veçantë dhe komuna do të këtë buxhet më të madh.
Veseli bëhet zyrtari më i lartë kosovar që e ka hapur telefonin në një thirrje të drejtpërdrejtë nga Zyra e Ankesave.
Emisioni i mëngjesit në RTV Dukagjini është formati i vetëm medial ku zyrtarët thirren drejtpërdrejt me telefon pa u paralajmëruar paraprakisht.