Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka uruar sot me rastin 28 nëntorit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së.
Ky është postim i plotë:
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Qoftë simbolika e kësaj ditë të shënuar, një thirrje për të gjithë ne shqiptarēt, që lumturinë ta ndërtojmë në trojet tona e mos ta kërkojmë në dhe të huaj!