Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë sot një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Violeta.
Në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, bashkëshortja e kryeparlamentarit Veseli e ka vizituar atë në zyrë për ta uruar për vendimin që ka marrë Kuvendi i Kosovës.
“Një urim i veçantë për Ushtrinë e Kosovës. Falemnderit Violetës dhe fëmijëve për mbështetjen, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.