Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me një video të veçantë.
I rrethuar me fëmijë nëntëvjeçarë, moshë kjo sa edhe e Shtetit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se tërë këto vite kanë ecur shpejt, por edhe është arritur shumë.
“Ju ftoj të gjithëve t’u tregoni fëmijëve tuaj rrëfimin magjik dhe të papërsëritshëm të shtetit tonë, në vetëm 9 vjet, dhe për ëndrrat dhe shpresat tona për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.