Një delegacioni i lartë nga Iowa, ShBA, i përbërë nga 50 anëtarë, është pritur nga kryeparlamentari Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.
Delegacioni, i kryesuar nga Zach Nunn, përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, zhvilluan takim me kryeparlamentarin Veseli dhe disa komisione parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një fjalë rasti tha Iowa ka luajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Jemi falënderues për kontributin që keni dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Në këtë sallë para 10 vitesh Kosova, shtëpia e juaj e dytë, shpalli pavrësinë e vet. Historia e pavarësisë që sjell 17 shkurtin e vitit 2008 është plot dhimbje e lavdi për popullin tonë, janë më shumë se 100 vjet përpjekje e brezave për liri e pavarësi, një ideal që nuk u shua për asgjë”.
“Kjo epokë i takon së kaluarës, asaj që mbetet kujtim dhe frymëzim për ne. Shteti i Kosovës është realitet, Kosova ka mbushur këtë vit 1 dekadë pavarësi dhe 2 dekada liri, Kosova ka bërë hapa gjigantë në konsolidimin e institucioneve të qëndrueshme, ka ndërtuar nga e para këtë rrugë, infrastrukturë, polici shembull, forcë ushtrake profesionale”.
“Po ndërton gradualisht një shtet ligjor ku secili qytetar është i barabartë. Këto nuk janë vetëm meritë e jona, janë kontribut i miqve tanë ndërkombëtarë, është kontribut i secilit prej jush që na keni ndihmuar për arsim cilësor, ushtri profeisonale. Kosova ka nevojë gjithmonë për ndihmën dhe dashurinë tuaj. Ne jemi shtete mike prej kur Kosova është shtet, për ta forcuar çdo vit partneritetin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Iowa-n dhe Kosovën”.
Kryesuesi i delegacionit nga Iowa, Zach Nunn tha se qytetarët e Iowa-s në fushën e sigurisë kanë ndihmuar Kosovën në zgjidhjen e problemeve të saj. Nunn shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes Iowa-s dhe Kosovës të jetë i përhershëm, raporton EO.
“ Është mirë të shoh se sa keni përparuar, ne deshirojmë të jemi partner i juaji dhe pjesë e kapitullit tuaj të ri për tërë jetën. Shpresoj të jetë bashkëpunim i përjetshëm. Kosova ka bërë partneritet me ne, kemi edhe konsulatën tuaj atje, kjo ka vendour marrëdhëniet edhe më të forta”.
“Qytetarët e Iowa-s kanë qenë numër pjesëmarrës të shumtë nga Iowa që kanë qenë pjesë në zgjidhjen e problemeve që ju keni kaluar. Ne kemi një diversitet të madh në Iowa, kemi zyrtarë të zgjedhur në nivel lokal, përfaqësues që kanë punuar me ju një kohë të gjatë, përfaqësuës të universitetit etj. Të gjithë kolegët e mi kanë një zemër të madhe, shumica kemi ardhë këtu me vetëfinancim me dëshirë që të punojmë diçka të madhe me Kosovën”, tha Nunn.