Veseli: Rrëzimi i murit tregoi se Kosova është një

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 15:01 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se rrëzimi i murit në veri nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj. Ky nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim. Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja.

Qëndrimi im, që nga dita e parë, ka qenë se s’do ta shfrytëzojmë murin për retorika nacionaliste, por se ai do të largohet për shkak të qytetarëve tanë në jug dhe në veri.

Rrënimi i murit, në mënyrë krejtësisht të qetë, tregon sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm. Për këtë, jam i lumtur dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme