Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka quajtur spekulime pohimet për ekzistimin e marrëveshjes sekrete për ndarjen e Kosovës.
Ai iu ka kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për një marrëveshje sekrete në Shtëpinë e Bardhë, e cila pret nënshkrimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ideja se ka marrëveshje sekrete për ndarjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë është kulmi i budallallëkut të kryeministrit. Ndarja kurrë nuk do të ndodhë, ndarja është tradhti kombëtare”, u shpreh Veseli në televizionin publik.
Veseli ka mohuar të ketë ngërç politik në vend, si pasojë e insistimit të Vetëvendosjes për zgjedhje të reja, pasi Kosova ka ligjet dhe Kushtetutën e saj.