Veseli ndjek nga afër zhvillimet në veri, arrin në Zubin Potok

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nisur në veri pas zhvillimeve të fundit atje.

Lajmi.net merr vesh se Veseli aktualisht është në Zubin Potok, aty ku sot Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët dyshohet se ndërlidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën, shkruan lajmi.net.

Burimet kanë bërë të ditur se Veseli aktualisht është në fshatin Çabër.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Veseli ka vizituar edhe policët e plagosur të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.

Kujtojmë se operacioni i Policisë së Kosovës i nisur në orët e hershme të mëngjesit ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve policorë si dhe disa personave të tjerë.

Nga të shtënat me armë atje, të lënduar kanë mbetur katër zyrtarë policorë.

Të ngjashme