Veseli në homazhe për Zhitinë e Fazliun, thotë se duhet punë e përgjegjësi më shumë për shtetin

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 14:29 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kanë bërë homazhe në vendin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 30-vjetorin e vdekjes së tyre, raporton Ekonomia Online.

Veseli pas homazheve tha se ndihet i emocionuar në këtë përvjetorë pasi që këta dy heronj i ka pasur edhe bashkëluftëtarë.

Ai tha se nëse dikush dëshiron ta di se ka po shkon shteti jonë atëherë le t’i shikojnë këta djem të rinj që ranë në altarin e rinisë.

“Kaluan 30 vjet dhe si me qenë dita e sotme. Para 30 viteve kemi pasë lavdinë e këtyre dy heronjve. Këta heronj tanë kanë qenë udhëheqësit e lëvizjes sonë, kanë qenë paraardhësit e UÇK-së, ndihem shumë krenar dhe i emocionuar sepse i kam pasur edhe bashkëluftëtar dhe jam krenar për atë çfarë kemi bërë në të kaluarën, dhe jam krenar se ka po shkon rinia jonë. Duhet të punojmë më shumë për shtetin tonë”.

“Në qoftëse dikush dëshiron të shikojë se nga vie liria, nëse ka diçka në këtë shtet tonë të pavarur dhe sovran le ta shkojnë se këta djem të rinj kanë rënë në altarin e lirisë e bashkë me ta para tyre janë qindra mijëra tjerë dhe pas tyre mijëra tjera. Respekt e përgjegjësi më shumë”, ka deklaruar Veseli, raporton EO.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk u prononcua për medie.

Fazliu dhe Zhitia ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.



Të ngjashme