Veseli në inspektim, largohen nga marketet produktet me përmbajtje të vajit të palmës

Fushë-Kosovë | 07 Tet 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, mëngjesi e së mërkurës ka vizituar disa markete për të parë nga afër përmbajtjen e vajit të palmës në produktet e qumështit, raporton Ekonomia Online.

Ai i shoqëruar nga Inspektorët e Inspektoratit të Tregut ka vizituar ETC-në Fushë-Kosovë, për të vazhduar më tej edhe nëpër markete të tjera, nga ku janë larguar nga raftet produktet me përmbajtje të vajit të palmës.

Ai tha se nga vizita e bërë në markete kanë gjetur parregullsi duke shtuar se kanë larguar nga tregu këto produkte të cilat më pas sipas tij, edhe do të konfiskohen.

“Së bashku me ekipin e inspektorëve, kryeshefin për të vizituar nga afër për të parë se sa po zbatohet vendimi ynë, i nxjerr ditë me parë sa i përket ndarjes fizike të djathërave, bylmeteve nga ato bimore ne ato shtazore, dhe njëkohësisht sa po zbatohet distanca, po ashtu përzierjet e tyre. Këtë rast, ne vizituam tri markete të mëdha, dhe secilin market kemi hasur parregullsi, dhe sa i përket ndarjeve fizike, dikund nuk ishte ndarja siç kemi kërkuar”.

“Kemi gjetur emërtime që shënojnë djathë dhe ka përmbajtje bimore. Dhe në këtë rast, inspektoriati së bashku me ne, larguam nga tregu ato produkte të cilat janë faktikisht janë të vendosura në mënyrë mashtruese”.

“Unë do të kërkoj nga inspektorati se të gjithë ata operatorë, të gjithë ato produkte të merren masa dhe të procedohen në procedura të mëtutjeshme. Sot bëhet konfiskimi i tyre, proces verbalet dhe ato do të drejtohen për gjykatë”.

Të ngjashme