Veseli në Junik, kujton 108-vjetorin e Kuvendit të Junikut

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Junik, në vendin ku 108 vjet më parë Hasan Prishtina organizoi Kuvendin e Junikut.

Veseli tha se kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri.

Statusi i plotë i tij:

Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Në atë Kuvend, morën pjesë mbi 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës dhe nga viset tjera shqiptare. Vendimet e atij tubimi i dhanë një dinamikë të re kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri.

https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1593584180816782/

Të ngjashme