Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim në Klinë ka thënë se krejt Kosova do të jetë kokë lartë dhe krenare për Fillimin e Ri.
“S’ka kush që na del përpara. Me sakrifica e kemi ndërtuar këtë shtet, Republikën e Kosovës. Është i shenjtë dhe duhet të punojmë edhe më shumë për ta ndërtuar”, deklaroi ai.
Veseli ka thënë se Fillimi i Ri nuk e ndanë Kosovën, nuk i ndanë njerëzit, por i bashkon rreth shtetit, flamurit kombëtar dhe shtetëror.
“Ekonomia jonë do të jetë me e fuqishme”, deklaroi Veseli, derisa shpalosi prioritetet e platformës qeverisëse.
Kreu i PDK-së ka thënë se do të investohet shumë në sektorin privat, për të rritur prodhimin vendor, pesëfishuar eksportet dhe për të hapur vende të reja të punës.
Veseli ka thënë se Fillimi i Ri do të përkujdeset për të gjitha kategoritë e shoqërisë, për t’iu dhënë atyre mundësi më të madhe për të kontribuar për shtetin dhe shoqërinë tonë.