Veseli në Kuvend, kërkon Tribunal për krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 12:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se rezoluta për sanksionimin e krimeve të luftës duhet të vazhdojë me hapa të tjerë, pasi të krijohet një Tribunal ndërkombëtar për ato krime, raporton Ekonomia Online.

Veseli këto komente i bëri pas propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi për krijimin e një komision lidhur me sanksionet e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.

“Tani është përvjetori i masakrave të mëdha, 186 masakra, me qindra njerëz, fëmijë posa të lindur, për besë të gjithë më tepër si politikan jemi qenie njerëzore kur shkojmë t’i përkujtojmë ende, dhe Kuvendi mos me marrë asnjë hap nuk është e ndershme”.

“Keni parasysh me datën 3 gusht 2015, Kuvendi Kosovës nuk ka arritur ta bëjë këtë, 102 deputetë kanë votuar, 55 kundër”.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision”.

“Duhet të krijohet një Tribunal ndërkombëtarë për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. I keni mohimin e makrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”.

Pak ditë pasi Kryeparlamentari Kadri Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një Gjykate Speciale për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë, Kuvendi i Kosovës nisi procedurat ligjore për forimin e një komisioni ad-hoc i cili do të bëjë hapat konkret për të propozuar nisnat ligjore për këtë çështje.

Javën e kaluar, gjatë shënimit të përvjeyorit të 20-të të krimeve në Lubizhdë të Hasit, kryparlamentari Kadri Veseli deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë idenë e tij për formimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve dhe masakrave që forcat paramilitare serbe i kanë kryetar në Kosovë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/584482568732337/

Të ngjashme