Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, ka thënë se nëse do të jetë në Qeveri nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova.
“Kudo ka optimizëm e shpresë me Partinë Demokratike të Kosovës. Mbrëmë këtë e pashë edhe te banorët e Zhilivodës së Vushtrrisë dhe Bardhit të Fushë Kosovës”.
“Ne marrim përgjegjësi. Ne ofrojmë zgjidhje. Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova. Por, atyre do u ofrojmë mundësi që të punojnë, të krijojnë familje dhe t’i rrisin fëmijët këtu, pranë baballarëve dhe gjyshërve të tyre”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.