Kryekuvendari, Kadri Veseli, pas qëndrimit të tij në Itali, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik për Kosovën, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Atje, Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, organizim ky tradicional, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës është lideri më i lartë shtetëror i Kosovës që sivjet përfaqëson vendin në Lutjet e Mëngjesit në ShBA.