Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe sekretari elektoral, Betim Gjoshi, ka vizituar strukturat e partisë në Shtime dhe Lipjan.
Gjatë kësaj vizite ai ka përgëzuar punën e madhe që po bëjnë këto dy degë në zhvillimin e reformave përbrenda tyre.
Kryetari Veseli ka theksuar edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme për mobilizim të strukturave të PDK-së në të mirë të qytetarëve, karshi sfidave nëpër të cilat po kalon vendi.
Kryetarët e Degëve të Shtimes dhe Lipjanit, Rrahman Jakupi dhe Hyzer Rizani duke falënderuar kryetarin Veseli dhe Kryesinë Qendrore për mbështetjen, kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre të madh për realizimin e politikave partiake me interes qytetarin dhe shtetin.