Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presin që në fund të këtij viti të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, ndërsa Shqipëria të marrë statusin e merituar të vendin kandidat për anëtarësim në BE.
Këto deklarata, Veseli i bëri në Tiranë, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, raporton Ekonomia Online
Por, Veseli theksoi se Kosova ka nevojë për fuqizim ekonomik, përmirësim të jetës për qytetarët tanë, në mënyrë që ata nga dhjetori të mos ikin pas hapjes së kufijve, por të qëndrojnë në Kosovë.
Pas takimit me homologun e tij shqiptar, Veseli deklaroi se Kosova dhe Shqipëria janë të përkushtuara për partneritet dhe paqe dhe se do të punojnë që kjo frymë të bartet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeparlametari Veseli u shpreh se Kosova ka nevojë për fuqizim ekonomik në mënyrë që nga dhjetori kosovarët të mos ikin nga Kosova përmes liberalizimit të vizave.
Veseli tutje tha se Tirana dhe Prishtina janë prijetare të frymës së stabilitetit, paqes, stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Kemi prioritet integrimin në BE. Po presim që në fund të këtij viti të kemi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në të njëjtën kohë Shqipëria të marrë statusin e merituar të kandidatit në drejtim të rrugëtimit për në BE”.
“Jemi dy vende, njëra është anëtare e NATO-s, Kosova aspiron të jetë anëtare e NATO-s. Ne jemi për partneritet, për paqe dhe do të punojmë që kjo frymë të bartet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të kemi solidaritet mes vete dhe të kemi përkrahje të përbashkët që të ecim përpara”.
“Janë çështje që mund të arrihen vetëm përmes fqinjësisë së mirë, dialogut dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Kosova ka nevojë për fuqizim ekonomik, përmirësim të jetës për qytetarët tanë, në mënyrë që ata nga dhjetori të mos na ikin me liberalizimin por të qëndrojnë në Kosovë”.
Veseli foli edhe për takimin që pati më herët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
“Ishte një takim i përzemërt. Përkrahja është e gjithanshme nga institucionet e Shqipërisë dhe do të vazhdojmë kështu bashkërisht siç na ka krijuar natyra dhe Zoti”, u shpreh ai.
Ndërsa kryeparlamentari shqiptar, Ruçi, tha se gjatë takimit me homologun e tij nga Kosova shkëmbyen mendime për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare sa i përket stafeve të kuvendit dhe bashkëpunimit të komisioneve parlamentare.
“Shprehëm vullnetin për të mbështetur nismat qeveritare të vendosura në mbledhjen e fundit të dy qeverive tona, me qëllim që parlamentet të jenë interlekutorë për t’i mbështetur këto vendime, për t’u konkretizuar këto marrëveshje të cilat i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve tona”, deklaroi kreu i Kuvendit shqiptar.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-kosova-dhe-shqiperia-po-ecin-sigurt-drejt-se/