Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, shqiptarët janë popull i bekuar nga Zoti duke ia dhënë njerëzimit një humaniste të madhe siç ishte Nënë Tereza.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kryeparlamentari ka kujtuar ditëlindjen e 106 të nobelsites Nënë Tereza, duke i ftuar qyetarët për ta nderuar dhe kujtuar humanisten më 5 shtator kur bëhet edhe shenjtërimi i saj.
“Sot është Ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënës Terezë. Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit një humaniste të madhe”.
Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj. Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore. K.V.”, ka shkruar Veseli.