Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nënshkruar sot në librin e zisë në Ambasadën e Maqedonisë , dedikuar viktimave të vërshimeve në Maqedoni.
“Pranë ambasadës së Republikës së Maqedonisë, u nënshkrova në Librin e zisë, dedikuar viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, me ç’rast në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreha ngushëllimet më të sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi natyrore dhe institucionet e këtij shteti fqinj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
Maqedonia, përkatësisht rrethina e Shkupit, javën e kaluar është kapluar nga reshje të shiut që rezultuan në vërshime të cilat morën jetën e dhjetëra qytetarëve atje.